Përfundon sezoni për Faton Malokun

14 prill 2023 | 11:08

Skuadra Dritës ka njoftuar se ka përfunduar sezoni për portierin Faton Maloku.

Portieri i dëshmuar në futbollin e Kosovës është lënduar në ndeshjen ndaj Trepçës ’89 dhe pritet të mungon për një kohë të gjatë, derisa shumë shpejt pritet t’i nënshtrohet operacionit.

“Portieri ynë, Faton Maloku ka përfunduar sezonin pas lëndimit në ndeshjen e fundit kundër Trepçës ‘89. Ekzaminimet e fundit kanë treguar që Maloku ka këputur ligamentin ACL dhe do të jetë jashtë fushës për një kohë të gjatë.  Javën që vjen pritet që Fatoni t’i nënshtrohet operimit. Klubi i dëshiron suksese në operim dhe rikuperim sa më të shpejtë. Forca Faton, të presim edhe më të fortë”, ka njoftuar skuadra e Dritës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka…