Përfundon sezoni për Gavin

20 nëntor 2023 | 11:14

Ylli i Barcelonës dhe Kombëtares së Spanjës, Gavi në sfidën kundër Gjeorgjisë pësoi një lëndim të rëndë dhe doli nga fusha me dhimbje e lot në sy.

Pas lëndimit, ai është rikthyer në Barcelonë për të kryer të gjitha ekzaminimet përkatëse, por përflitet se mungesa e tij do të jetë e gjatë.

Ashtu siç bëjnë me dije mediet spanjolle, Gavi ka lënduar ligamentet e gjurit dhe kështu pritet që ai të mbyllë sezonin me Barcelonën dhe gjithashtu të humbasë Kampionatin Evropian me Spanjën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studiuesi i mirënjohur gjerman, Bodo Weber, beson se Serbia do…