
Përfundon sezoni për Gjokajn
11 mars 2025
| 11:41
FC Prishtina ka njoftuar se sezoni ka përfunduar për portierin Altin Gjokaj. Ky i fundit është lënduar në stërvitje dhe do t’i nënshtrohet një operacioni.
“Altin Gjokaj humb sezonin. Portieri i ekipit tonë ka pësuar një lëndim gjatë seancës stërvitore dhe pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ka dëmtim të miniskusit të gjurit. Në këtë mënyrë Gjokaj duhet t’i nënshtrohet operimit dhe rrjedhimisht do ta humb pjesën e mbetur të sezonit. Gjokajt i urojmë rikthim sa ma të shpejtë në fushë”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.