Përfundon sezoni për Harry Kane
10 prill 2019
| 14:21
Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino ka konfirmuar se lëndimi i sulmuesit Harry Kane është i rendë dhe se sezoni për të ka përfunduar.
“Ishte shumë i dëshpëruar dhe i shqetësuar. Mendoj se dëmtimi është shumë i rëndë dhe do të na mungojë për një kohë të gjatë. Shpresoj të gabohem, por ndoshta nuk rikthehet më për pjesën e mbetur të këtij sezoni”, ka deklaruar Pochettino.
Tottenham Hotspur e mposhti skuadrën e Manchester Cityt në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve me rezultat 1-0.
/Epoka e re/