Përfundon sezoni për Havertzin  

12 shkurt 2025 | 15:56

Sulmuesi i Arsenalit, Kai Havertz, do të humbasë pjesën tjetër të sezonit pasi pësoi një këputje të kofshës gjatë kampit stërvitor të skuadrës në Dubai.

“The Athletic” raportoi të martën se Havertz do të vlerësohej pas dëmtimit. 25-vjeçari do të ketë nevojë për operacion për problemin, por fokusi i tij është të fitojë formën për fillimin e sezonit 2025-26. Mungesa e pritshme e Havertz shton problemet e Arsenalit në vijën sulmuese.

Havertz ka qenë i disponueshëm për pothuajse çdo ndeshje të Arsenalit këtë sezon, duke regjistruar 15 gola dhe 5 asistime në 34 paraqitje, në të gjitha kompeticionet.

Skuadra e Mikel Arteta është e dyta në Premier League, 6 pikë prapa kryesuesve të Liverpool, dhe do të përballet me transfertën e Leicester City të shtunën. Arsenali tashmë do të mbetet vetëm me 3 sulmues Trossard, Nwaneri dhe Sterling.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më…