Përfundon sezoni për Ibrën

12 maj 2021 | 16:54

Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq nuk mund të luajë për Milanin më në këtë sezon, për shkak të lëndimit të gjurit, por pritet të riaftësohet në kohë për Kampionatin Evropian 2020.

Sulmuesi 39-vjeçar e pësoi një lëndim në gju në fitoren e Milanit 3-0 kundër Juventusit të dielën dhe trajneri Stefano Pioli njoftoi se ai do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme kundër Torinos dhe Cagliarit.

Ibrahimoviqi do ta kontrollojë gjurin edhe një herë javën e ardhshme, por sipas “La Gazzetta dello Sport”, lëndimi i tij është më i rëndë seç mendohej dhe suedezi do të mungojë edhe në ndeshjen e fundit të Milanit kundër Atalantës. Suedezi pritet të rikthehet pas një muaji, kur edhe fillon “Euro 2020”, që është lajm i mirë për ekipin e tij kombëtar të Suedisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vushtrria është shpallur kampione e Ligës së Parë në konkurrencën…