Përfundon sezoni për Paquetan
07 maj 2019
| 16:26
Lucas Paqueta e teproi me prekjen e gjyqtarit dhe e ka pësuar keq. Braziliani i Milanit u ndëshkua me të kuqe në ndeshjen e mbrëmjes së kaluar kundër Bolognas.
Tensioni i madh dhe ndërhyrjet e ashpra e acaruan lojtarin ofensivë, i cili nuk u përmbajt as kundër gjyqtarit. Sot ka dalë edhe vendimi për të. Tri javë pezullim është dënuar 21-vjeçari, që përkthehet ndryshe fund i parakohshëm i sezonit.
Kjo do të jetë një mungesë e madhe për trajnerin Gattuso. Kuqezinjtë kanë nevojë për fitore në tre ndeshjet e mbetura dhe gjërat do të vështirësohen edhe më shumë pa fantazinë dhe talentin e brazilianit në fushë.