Përfundon sezoni për reprezentuesin e Kosovës
24 nëntor 2023
| 11:10
Betim Fazliji ka pësuar lëndim të rëndë, me ç’rast nuk do mund të kthehet në fushë për këtë sezon. Reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka këputur ligamentin e kryqëzuar në gjurin e majtë gjatë stërvitjes.
24-vjeçari do t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik këtë fundjavë. Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit të tij, St.Gallen, me anë të një njoftimi. “Betim Fazliji ka këputur ligamentin e kryqëzuar në gjurin e majtë gjatë stërvitjes të së enjtes pasdite.
24-vjeçari do t’i nënshtrohet një operacioni këtë fundjavë dhe do të mungojë për pjesën tjetër të sezonit 2023/24”. E gjithë familja e FCSG ju uron, i dashur Betim, operacion të suksesshëm dhe shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e St.Gallen.