
Përfundon sezoni për Rudigerin
29 prill 2025
| 16:50
Përfundon para kohe sezoni për Antonio Rudiger.
Mbrojtësi i Real Madridit vuan nga dhimbjet në të dy gjunjët dhe në ditën e sotme është operuar për shkak të një këputjeje të pjesshme të meniskut të jashtëm të këmbës së majtë.
Intervenimin e ka kryer doktor Manuel Leyes nën super-vëzhgimin e shërbimit mjekësor të “Merengues”.
Qendërmbrojtësi gjerman kështu dalëngadalë do ta nisë fazën e rikuperimit për sezonin e ardhshëm, ndërsa ai aktual ka marrë fund para kohe.
Ndërkohë, përfaqësuesi gjerman po e pret vendimin pas kartonit të kuq që e mori në finale të Copa del Rey ndaj Barcelonës, kur shfaqi agresivitet dhe e gjuajti nga larg gjyqtarin kryesor me një objekt.