Përfundon sezoni për Torreiran
09 mars 2020
| 14:55
Lucas Torreira do të humbasë tetë deri në dhjetë javë për shkak të frakturës në këmbë, që do të thotë që mesfushori i Arsenalit ka të ngjarë të humbasë pjesën e mbetur të sezonit.
Ylli i Uruguait u largua me një barelë gjatë fitores së javës së kaluar 2-0 në Kupën FA ndaj Portsmouth dhe më vonë u pa duke lënë ‘Fratton Park’ në paterica.
Torreira u zëvendësua nga Dani Ceballos vetëm 16 minuta nga fillimi, ku Arsenali mirëpriti golat nga Sokratis Papastathopoulos dhe Eddie Nketiah. Ish-lojtari i Sampdoria nuk kishte startuar më parë për Gunners që nga barazimi 2-2 në Premierligë ndaj Chelsea më 21 janar.