Përfundon sezonin për Keitan
03 maj 2019
| 13:15
Skuadra e Liverpoolit dhe trajneri Jurgen Klopp marrin goditjen e radhës, teksa një ndër lojtarët më të rëndësishëm ka mbyllur sezonin si pasojë e një dëmtimi.
Naby Keita e ka mbyllur para kohe sezonin, duke shtuar shqetësimet për Kloppin në kuadër të ndeshjeve në Premier Ligë dhe Ligën e Kampionëve.
Lojtari nga Guinea mori një dëmtim në kofshë në ndeshjen e luajtur pak ditë më parë në “Camp Nou” dhe la fushën ende pa u mbushur gjysmë ore lojë. Tashmë, Kloppit do t’i duhet t’i bëjë llogaritë pa një nga shtyllat e mesit të fushës.