Përfundon takimi Bislimi-Petkoviq, tema kryesore drafti i Asociacionit
16 nëntor 2023
| 14:52
Takimi në mes të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka përfunduar.
Besnik Bislimi i Kosovës dhe Petar Petkoviq me ndërmjetësimin e të dërguarit evropian, Miroslav Lajçak kanë zhvilluar takim mbi dy orësh.
Euronews.rs raporton se nga burime të saj ka kuptuar që tema kryesore ka qenë draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Paralelisht, takime të ndara kanë zhvilluar ekspertët e të dyja vendeve ku është diskutuar për personat e zhdukur dhe energjinë.