Përfundon takimi dyorësh i Escobar me liderët opozitarë

23 gusht 2022 | 22:56

Ka përfunduar darka e punës në rezidencën e ambasadorit amerikan Jeff Hovenier, ku i dërguari special amerikan, Gabriel Escobar, priti në takim liderët opozitarë kosovarë.

Siç mëson Klankosova.tv nga burimet e saj, takimi i cili nisi në ora 19.00, përfundoi rreth orës 21.00.

Pjesë e këtij takimi me nikoqir Escobarin e ShBA-së, qenë: kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, sot i dërguari i posaçëm i SHBA-së, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, takoi edhe presidenten Vjosa Osmani, por ende jo kryeministrin Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në këto ditë të vështira për të gjithë, ku qytetarët…