Përfundon takimi i Komitetit anti-Covid, nuk merret vendim për masa të reja
19 mars 2021
| 17:45
Komiteti anti-Covid ka përfunduar takimin e sotëm pa asnjë vendim në lidhje me masa të reja apo për mbylljen e shkollave siç ishte kërkuar më herët.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas përfundimit të këtij takimi ka folur edhe për vaksinat, duke thënë se sasia e vaksinave për Kosovën sipas programit të COVAX-it ka nisur prodhimin gjatë muajit mars.
Zemaj ka thënë se komunikimi është i rregullt me partnerët ndërkombëtar për sigurimin sa më shpejtë të vaksinës.