Përfundon takimi i Kurtit me zyrtarin e lartë amerikan
10 janar 2025
| 11:51
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard R. Verma, ka përfunduar takimin me kryeministrin Albin Kurti.
Ai ka qenë i shoqëruar edhe me të dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.
Para Kurtit, Verma është takuar edhe me presidenten Osmani, e cila pas takimit ka thënë se i është konfirmuar se Kosova dhe ShBA-ja do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik.