Përfundon takimi i liderëve shtetërorë, ja për çfarë u bisedua

11 shkurt 2019 | 13:48

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur të hënën në takim të përbashkët presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, bashkëkryesuesin e delegacionit shtetëror për dialog, Fatmir Limaj, si dhe anëtarët e delegacionit, Enver Hoxhaj dhe Visar Ymeri.

Në këtë takim është diskutuar për procesin e fazës finale të dialogut, me theks të veçantë për Platformën e Dialogut, e cila pritet të miratohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës.

Pjesëmarrësit në takim janë pajtuar që të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës nga pozita dhe opozita, duhet të bëhen bashkë në mbështetje të Platformës së dialogut, ndërkaq është theksuar se uniteti i skenës politike kosovare e forcon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës në procesin e dialogut.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Juventusit, Douglas Costa, duket se do të pëlqente…