Përfundon takimi Kurti – Borrell

22 qershor 2023 | 16:54

Në Bruksel ka përfunduar takimi bilateral ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Tani pritet të nisë takimi tjetër ndërmjet Borrellit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Për takimin me Kurtin, Borrelli është deklaruar nëpërmjet një postimi në “Twitter”.

“Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë shumë e tensionuar. Sot, ne synojmë të gjejmë zgjidhje për deeskalim të menjëhershëm dhe një rrugë përpara”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori britanik, Neil Holland, shef i misionit të OSBE-së në…