Përfundon takimi Kurti-Mustafa, asgjë e re, takimi vazhdon nesër
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, në një deklarim të shkurtër për media, ka treguar se ka përfunduar takimi i sotëm mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, ku është diskutuar për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje mes LV-së dhe LDK-së.
Ai ka thënë se takimi mes Kurtit e Mustafës do të vazhdojë edhe nesër (e enjte).
“Kemi lëvizje për të arritur marrëveshje dhe takimi i radhës do të jetë nesër”, ka thënë Mustafa.
Burime të gazetës “Epoka e re” brenda LDK-së thonë se delegacioni i kësaj partie që ishte sot në takim me Kurtin, ka kërkuar edhe një ministri më shumë pasi tashme LV-ja njëanshëm ka marrë postin e kryeparlamentarit, si dhe ka kërkuar garanci që në marrëveshje posti i presidentit t’i takojë LDK-së.
/Epoka e re/