Përfundon takimi Kurti-Mustafa, ende nuk ka marrëveshje
11 dhjetor 2019
| 18:25
Ka përfunduar takimi mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa.
Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se takimet mes dy liderëve do të vazhdojnë deri në arritjen e marrëveshjes.
“Kryetari Kurti u takua sot në Kuvendin e Kosovës me kryetarin Mustafa. Ata do t’i vazhdojnë dhe intensifikojnë takimet pothuajse për çdo ditë deri në arritjen e marrëveshjes”, është thënë në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
/Epoka e re/