Përfundon takimi Kurti-Mustafa, marrëveshja e koalicionit në ditët e ardhshme

28 nëntor 2019 | 18:32

Lëvizja Vetëvendosje (LV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) brenda disa ditëve do të përmbyllin marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës. Kështu ka bërë me dije kryetari i LV-së Albin Kurti, pas takimit që pati të enjten me liderin e LDK-së Isa Mustafa.

“Pakë ditë në vijim do ta lidhim marrëveshjen e koalicionit”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se takimi ishte konstruktiv. “Do t’i vazhdojmë takimet e komunikimit tonë. Kur të kemi rezultatet konkrete do t’ju njoftojmë”, u ka thënë Kurti medieve.

Edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se takimi me Kurtin ishte i frytshëm dhe konstruktiv.

Ai ka thënë se do të vazhdojnë takimet me liderin e LV-së edhe në ditët e ardhshme.

Mustafa para media tha se ia ka uruar fitoren Kurtit që partia e tij ka dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…