Përfundon takimi në Bruksel, pas pak pritet deklarimi i Bislimit
Në Bruksel kanë përfunduar takimet e kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga emisari Miroslav Lajçak.
Pas pak pritet që të dalë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe të flasë mbi këtë takim.
Palët sot janë takuar për të diskutuar për një zgjidhje për çështjen e pagesave të serbëve të Kosovës nga Serbia që është krijuar pas vendimit të BQK-së me ndalimin e dinarit.
Pak më herët, në një prononcim para gazetarëve, ambasadori amerikan, Jeffy Hovenier, ka thënë se shpreson që palët të dalin me zgjidhje.
“Ne i vlerësojmë përpjekjet nga përfaqësuesi i BE-së, Lajçak, për të gjetur një zgjidhje të përbashkët. Për të qenë të sinqertë, ne e vlerësojmë që zotëri Bislimi ka thënë gjëra pozitive rreth kompromisit të propozimeve, që ne shpresojmë t’i shohim. Shpresa jonë është që të shohim një zgjidhje të kënaqshme për të dyja palët dhe që personat e prekur të vazhdojnë të marrin benefitet sociale që iu nevojiten dhe që më pas të vazhdojmë në gjërat kritike. Fokusi duhet të jetë dhe ne duam që të jetë të arrijmë zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike dhe aneksin e implementimit”, ka thënë Hovenieri.