Përfundon takimi në mes David Hale dhe liderëve të Kosovës
09 mars 2019
| 10:49
Takimi i nënsekretarit për Çështje Politike në Departamentin Amerikan, David Hale me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, ka përfunduar.
Burime të “KosovaPress”-it, thonë se takimi i cili është mbajtur në rezidencën amerikane, ka zgjatur rreth një orë.
Temë kryesore e takimit ka qenë vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi, si dhe pezullimi i taksës 100 për qind ndaj mallrave që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Diplomati amerikan David Hale, dje ka qëndruar në Beograd. Gjatë takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Hale ka kërkuar vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi në kërkim të arritjes së një marrëveshjeje mes dy vendeve.