
Përfundon takimi Rama-Merkel, ja për çfarë u diskutua
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim dypalësh me kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë Angela Merkel.
Në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu kryeministri Rama ka folur edhe për pritshmëritë e qeverisë shqiptare për raportin e Komisionit Evropian që pritet të publikohet në fund të muajit maj.
Kryeministri Rama e ka falënderuar kancelaren Merkel për vëmendjen e vazhdueshme dhe mbështetjen që Gjermania ka dhënë për të shtyrë më tej rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
Në takim u diskutua gjithashtu edhe për rajonin dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.
/Epoka e re/