Përfundon takimi Thaçi-Grenell
09 tetor 2019
| 14:15
Ka përfunduar takimi në mes të dërguarit special të presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Përpos me presidentin Thaçi, Grenelli do të takohet edhe me të gjithë liderët partiakë në Kosovë.
Emisari i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është nisur drejt objektit të Ambasadës Amerikane ku pritet t’i takojë, veç e veç, të gjithë liderët e partive politike.