Përfundon takimi Thaçi-Hoti
23 qershor 2020
| 12:25
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është takuar sot me presidentin Hashim Thaçi.
Orë më parë është paralajmëruar ky takim në ora 11:30, me ç’rast kryeministri Hoti ka lëshuar seancën e Kuvendit që është duke u mbajtur tani.
Ky takim është mbajtur pa praninë e medieve ku nuk janë lejuar as pamje të marrin nga takimi.
Kujtojmë se ishte takimi i dytë i Hotit me Thaçin brenda një jave, pasi një i tillë kishte ndodhur sot një javë.
Ky takim vjen në kohën kur Hoti të enjten do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Bruksel.