Përfundon trajnimi njëditor në kuadër të Komitetit Lokal për Siguri Publike në Bashkësi 

29 qershor 2021 | 00:39

Sekretari i Institutit Kosovar të Medias dhe Komunikimit (IKMK), Armend Ahmeti, ka bërë me dije se ka përfunduar trajnimi njëditor në kuadër të Komitetit Lokal për Siguri Publike në Bashkësi -KLSP.

“Sot është mbajtur puntoria për rivitalizimin e antarëve të rinjë të KLSP-së. Ky trajnim është organizuar nga misioni i OSCE-së në Kosovë në bashkëpunim me Policinë në bashkësi dhe Komitetin Lokal për Siguri Publike në Bashkësi”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka treguar se në këtë trajnim janë trajtuar tema mbi rolin dhe rëndësinë e anëtarëve ne KLSP.

“Të gjithë të pranishmit shprehen gatishmerinë për të dhënë kontributin e tyre në komunitet duke shfrytëzuar aspektin profesional dhe atë edukativ. Natyrisht të gjithë u zotuan se bashkëpunimi në mes Policisë së Kosovës, komunës, OSCE-së dhe qytetarëve do të jetë gjithnjë më profesional”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka theksuar se eksperiencat e tilla janë gjithmonë motivuese për të vazhduar edhe më tutje. “Me punë dhe angazhim profesional do të japim kontributin për të mirën e komunitetit. Me qellim të rritjesë të anëtarëve të KLSP-së në Bardhosh, Hajvali dhe Qendër është mbajtur ky trajnim. Falendëroj OSBE-në, Policinë e Kosovës KLSP-në dhe të gjithë pjesëmarrësit të cilët dhanë më të mirën nga vetja e tyre. Vazhdojmë për Komunitetin KLSP Bardhosh”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një alarm është dhënë në Europë në lidhje me përhapjen…