Përfundon turneu i YDF-së në Maqedoninë Veriore, Kosova pa asnjë fitore

02 dhjetor 2024 | 14:24

Nga 26 nëntori deri më 1 dhjetor është zhvilluar turneu i FIBA YDF-së në Shkup të Maqedonisë Veriore. Pjesë e Programit të FIBA-s janë Kosova, Maqedonia Veriore, Rumania, Bullgaria dhe Turqia në të dyja konkurrencat me U14.

Në këtë garë Kosova ka zhvilluar nga katër ndeshje, në të dyja konkurrencat, derisa synimi është zhvillimi i gjeneratave të reja, të fitojnë përvojë dhe një ditë të jenë pjesë e rëndësishme në basketbollin e Kosovës. FBK-ja dhe FIBA YDF kanë bashkëpunim që nga viti 2016, bashkëpunim ky, i cili ka ndihmuar në zbulimin e talenteve të rinj, edukimin e trajnerëve dhe ngritjen profesionale te lojtarët.

Rezultatet

Bullgaria-Kosova (femrat)                              59:19
Bullgaria-Kosova (meshkujt)                         97:43
Kosova-Rumania (femrat)                              24:51
Kosova-Rumania (meshkujt)                         55:64

Kosova-Turqia (femrat)                                    34:83
Kosova-Turqia (meshkujt)                               35:83
Kosova-Maqedonia Veriore (femrat)             28:40
Kosova-Maqedonia Veriore (meshkujt)        37:57

Lajme të sponsorizuara