Përfundon turniri në futboll ‘Labinot Aliaj – Labi’, finalen e fiton Shpetimi Dent

12 qershor 2022 | 20:09

Të dielën në Sallën Sportive në Istog është zhvilluar ndeshja finale e turnirit tradicional të vogël në futboll për nder të Labinot Aliaj – Labi.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Ndeshja finale ka luajtur mes FC Ruhoti dhe Shpetimi Dent.

Ndeshjen e fitoi Shpetimi Dent me rezultat 2-1.

Në këtë turnir kanë marrë pjesë 32 ekipe.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nënkryetari i komunës së Istogut, Ali Nimanaj,  ka thënë se ky turnir tradicional do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, shkruan “Epoka e re”.

Ai ka theksuar se Labi ishte aktivist e sportdashës. “Ai e donte Istogun. Ky turnir do të organizohet edhe në vitet e ardhshme, pra do të jetë tradicional”, ka thënë Nimanaj.

Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Elianë Blakaj, ka theksuar se njerëzit që kujtohen nuk vdesin kurrë dhe, sipas saj, Labi është njëri prej tyre.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Istogut, Enver Rugova, ka thënë se sporti i Istogut ka humbur një përkrahës të madh.

Ndërkaq deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila e përcjelli nga afër këtë finale, tha se Labi ka qenë një djalë shembull për qytetin e Istogut.

Ajo ka thënë se sa të jetë gjallë sporti, do të përmendet emri i Labinot Aliajt. Skender Aliaj, babai i Labit, ka falënderuar të gjithë ata që e përkrahen këtë turnir.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka adresuar kritika ndaj kryeministrit…