Përfundon viti për Pavardin
06 nëntor 2023
| 14:33
Mbrojtësi i Interit, Benjamin Pavard nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në fushën e blertë përpara vitit 2024, pasi u lëndua në ndeshjen ndaj Atalantëës (1-2).
Klubi italian ka njoftuar se pas të gjitha testeve mjekësore rezultoi se mbrojtësi francez nuk do të jetë në gjendje të luajë për rreth dy muaj.
“Benjamin Pavard iu nënshtrua vlerësimit klinik dhe të gjitha testeve të nevojshme mjekësore këtë mëngjes në Institutin Humanitas në Rozzano. Testet konfirmuan dëmtimin në gjurin e tij të majtë. Mbrojtësi francez do të duhet të mbajë mbajtëse funksionale për 3/4 javë, para se të fillojë stërvitjen i diferencuar dhe e gjitha si periudhë pritet të zgjasë rreth dy muaj”, ka njoftuar skuadra “zikaltër”.