
Përfundon viti për Sanchezin
30 nëntor 2018
| 17:54
Alexis Sanchez do të mungojë rreth gjashtë javë shkaku i lëndimit në muskuj që e pësoi gjatë stërvitjeve me Manchester Unitedin.
“Nuk ka pasur teste mjekësore, por lojtari ka përvojë. Lojtari e di se çfarë lëndimi ka pësuar. Për shkak të përvojës, vetëm nga britma që ka bërë e di se çfarë lëndimi është dhe sa gjatë do të mungojë, lëndimi i Alexis është lëndim agresiv i muskujve”, ka thënë Mourinho.