Përfundon votimi në referendumin serb

16 janar 2022 | 21:47

Në ora 20:00 ka përfunduar votimi në referendumin e mbajtur në Serbi.

Sipas mediumit serb, Tanjgu, pjesëmarrja deri në ora 19:00 ka qenë 27.6 për qind në mbi 8 mijë qendra votimi.

Komisioni Zgjedhor i Republikës së Serbisë bëri të ditur se rezultatet preliminare të referendumit priten të bëhen të ditura pas orës 22:00 të 16 janarit.

Ndërsa, pas rezolutës së votuar dje në Kuvendin e Kosovës, serbët kosovarë me dyshtetësi kanë mundur që të votojnë në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë e Vranje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka…