Përfundon votimi për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Turqisë, priten rezultatet e para
Qendrat e votimit në gjithë Turqinë janë mbyllur pas votimit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
Procesi zgjedhor përfundoi në orën 17:00 sipas përllogaritjes lokale të kohës.
Më shumë se 64 milionë njerëz u regjistruan për të votuar, duke përfshirë mbi 1,76 milion që hodhën votën e tyre jashtë vendit dhe 4,9 milionë votues për herë të parë.
Gjithsej 191.885 kuti votimi u vendosën për votuesit në vend.
Çdo votues hodhi dy vota, njëra për presidentin dhe tjetra për parlamentarët, të cilët të dy do të kenë mandate pesëvjeçare.
Numërimi i votave ka filluar për të përcaktuar rezultatin e një gare tripalëshe midis presidentit Recep Tayyip Erdogan, kandidatit kryesor të opozitës Kemal Kilicdaroglu dhe Sinan Ogan.
Nëse asnjë kandidat nuk siguron më shumë se gjysmën e votave në raundin e parë të votimit, do të mbahet balotazhi i 28 majit. /TRT/