Përfunduan katër ndeshje në Superligë, ja rezultatet
Sot janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të javës së 17-të, në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.
Feronikeli e ka mposhtur Flamurtarin, me rezultat 2-0 në stadiumin “Rexhep Rexhepi. Golat për Feronikelin i shënuan Yll Hoxha (16’) dhe Kastriot Rexha (56’). Më fitore stinorin vjeshtor e ka mbyllur edhe Llapi që në shtëpi e ka mposhtur Lirinë, me rezultat 1-0. Golin e vetëm për llapjanët e shënoi Hamdi Namani (30’).
Tri pikë të rëndësishme i ka arkëtuar edhe Gjilani që e mundi Ferizajn, me rezultat 1-0, me golin e Ansi Nikës (61’). Ndërkohë, Drenica ka shënuar fitore në duel me KEK-un, me rezultat 5-1. Armend Abazi (20’, 87’), Mziu (31’), Ermal Veliqi (55’) dhe Diar Mustafa (60’) shënuan golat për Drenicën, derisa golin e vetëm për KEK-un e shënoi Nimani (90’).
IPKO Superliga
Gjilani – Ferizaj 1-0
Drenica – KEK-u 5-1
Llapi – Liria 1-0
Ferronikeli – Flamurtari 2-0