Përfunduan katër ndeshjet e Superligës, dominim i vendasve
Kanë përfunduar katër ndeshjet e javës së 24-të në IPKO Superligën e Kosovës në futboll. Duhet cekur se në tri ndeshje fituese kanë dal skuadrat vendase, kurse një ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë (0-0).
Llapi e mposhti Ferizajn me rezultat 2-0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Golat për vendasit i realizuan Ahmed Januzi (3), dhe Festim Alidema (45).
Ndërsa fitore bindëse kanë shënuar futbollistët e Dritës, të cilët e mposhten KEK-un, me rezultat 4-0. Fitores i është gëzuar edhe Trepça ’89 në përballje me Flamurtarin (1-0), kurse përballja në mes Drenicës dhe Gjilanit përfundoi 0-0.
IPKO Superliga
Trepça ‘89 – Flamurtari 1-0
Llapi – Ferizaj 2-0
Drenica – Gjilani 0-0
Drita – KEK-u 4-0
/Epoka e re/