Përfunduan pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës
01 shtator 2019
| 16:58
Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e fundit të javës së tretë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.
Trepça ’89 është duke fituar ndaj Drenicës me rezultat 1-0, kurse golin e ka shënuar Richard Asare. Më rezultat identik po fiton edhe Gjilani ndaj Vushtrrisë. Golin e vetëm në këtë pjesë të ndeshjes që po zhvillohet në qytetin e Gjilanit e shënoi Tomislav Busiq.
/Epoka e re/