Përfunduan pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës
18 shtator 2019
| 16:54
Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e javës së pestë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.
Llapi është duke e mposhtur Dritën me rezultat 1-0, kurse golin e vetëm e shënoi Kastriot Selmani (5’). Në dy ndeshjet tjera Trepça ’89-Prishtina dhe Gjilani-Ballkani nuk ka gola të shënuara. Pjesët e dyta pritet të jenë edhe më interesante ku skuadrat do të kërkojnë fitore, kurse Drita do të tentojë t’i shmanget humbjes.
IPKO Superliga
Trepça ’89 – Prishtina 0-0
Llapi – Drita 1-0
Gjilani – Ballkani 0-0
/Epoka e re/