Përfunduan pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës
19 shtator 2019
| 16:54
Sot (e enjte) janë duke u zhvilluar tri ndeshjet e javës së pestë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.
Kampionia në fuqi e elitës, Feronikeli pas pjesës së parë është duke fituar me rezultat 1-0 ndaj Flamurtarit. Golin e vetëm në ndeshjen që po zhvillohet në Drenasi e realizoi Mendurim Hoti (39).
Ndërsa në ndeshjen Vushtrria-Drenica, rezultati pas pjesës së parë është 1-1. Për kuqezinjtë shënoi Qemail Elshani, kurse për vendasit shënoi Matheus De Paula. Ndeshja e tretë në mes Dukagjinit dhe Ferizajt përfundoi 0-0.
/Epoka e re/