Përfunduan punimet për renovimin e urës së Marashit
Me rastin e përfundimit të punimeve për renovimin e urës së Marashit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi, kanë vizituar këtë urë, ku dhe panë nga afër punimet e kryera.
Me këtë rast, kryetari Haskuka ka thënë se në kuadër të projektit është bërë rregullimi i rrethojave të urës, duke përdorur elemente të metalit, gurit dhe drurit, ashtu siç e kërkon ligji për Qendrën Historike të Prizrenit.
Po ashtu, kryetari Haskuka, duke theksuar se intervenimi në këtë urë ka marrë pak kohë për shkak se gjendet në qendrën historike të qytetit dhe duhej të prisnin marrjen e lejeve të duhura nga institucionet përkatëse, deklaroi se gjatë vitit të ardhshëm do të vazhdojnë punën për rregullimin e të gjitha urave të qytetit.
(Q.R / Epoka e re)