Përgatitje intensive e FSK-së për stërvitjen e ardhshme “Defender-EUROPE’23”

11 shkurt 2022 | 12:30

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se FSK-ja së bashku me forcat amerikane dhe forcat tjera aleate, është e vendosur fuqishëm në mbrojtjen e kontinentit tonë dhe vlerave të saj auroatlantike.

Ai ka theksuar se FSK-së po bën përgatitje intensive për stërvitjen e ardhshme “Defender-EUROPE’23”.

“Në këtë stërvitje, ku vendi ynë do të jetë vend mikpritës (Host Nation), synimi ynë është të validojmë dy regjimente luftarake. Nën udhëheqjen e Komandës Evropiane të SHBA-së (USEUCOM) dhe të Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë (USAREUR), do të stërvitemi për të kryen një gamë të gjerë operacionesh, në koordinim me aleatët dhe partnerët për të mbështetur NATO-n, për të penguar Rusinë, për të mundësuar operacione globale dhe për të kundërshtuar kërcënimet ndërkombëtare. Për ta arritur këtë, do të përgatitemi për spektrin e plotë të operacioneve ushtarake, nga reagimi ndaj emergjencave ose krizave, deri te luftimet në shkallë të gjerë”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrezarta Fejza shpall të pavlefshme diplomën e Shkollës së Mjekësisë…