
‘Përgatituni për zgjedhje’, reagimi i Lekajt pasi dështoi sërish zgjedhja e Haxhiut si kryeparlamentare
23 prill 2025
| 11:09
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka reaguar pas dështimit të serishëm për ta zgjedhur Albulena Haxhiun si kryeparlamentare.
Lekaj ka thënë se më s’ka alternative tjetër dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, shkruan Reporteri.net.
“LV-ja e ka humbur drejtimin dhe besimin. Nuk ka më alternativë , qytetarët meritojnë një fillim të ri. Përgatituni për zgjedhje!”, ka shkruar Lekaj në “Facebook”.