“Përgjegjësinë e marr unë”, Abdixhiku flet pas votimit: Rezultati është i pakënaqshëm, do jap llogari te votuesit dhe te LDK

09 shkurt 2025 | 23:47

Lumir Abdixhiku, kreu i LDK, në një konferencë për mediat tha se rezultati i partisë së tij nuk ka qenë në nivelet që kanë pritur, edhe pse ka pasur rritje. Për këtë ai tha se merr përsipër të gjithë përgjegjësinë dhe do të japë llogari në LDK dhe te qytetarët që kanë votuar sot për LDK.

“Atë që do duhej ta bënte KQZ po e bëjmë ne, rezultatet përfundimtare, votat e diasporës dhe ato më kusht nuk janë të përfshira. Sipas numërimeve nga komisionarët tonë, LDK ka 18.4%, VV ka 39.8%, PDK 21%, etj. Është rezultat që e respektojmë, përgjegjësinë e marr në tërësi unë dhe do i jap llogari LDK dhe qytetarëve që kanë votuar për LDK. Rezultati nuk është i kënaqshëm por jemi me rritje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar qytetarët…