Përgjegjësinë për mospajtim rreth dialogut e kanë PDK-ja dhe LDK-ja

05 shtator 2018 | 07:43

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka thënë se përgjegjësinë kryesore për arritjen e një gjuhe të përbashkët për fazën finale të dialogut me Serbinë e kanë PDK-ja dhe LDK-ja.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se këto dy subjekte politike do të duhej ta gjejnë mënyrën e pajtimit rreth një platforme minimale të interesit kombëtar për periudhën e fazës finale të dialogut me Serbinë.

“Mendoj se pjesën më të madhe të përgjegjësisë e kanë dy partitë kryesore, PDK-ja dhe LDK-ja, që as në këto çaste kritike nuk po e gjejnë mënyrën e pajtimit rreth një platforme minimale të interesit kombëtar që do të afatizohej për disa muaj, pra për periudhën e fazës finale të dialogut, kur ka gjasa që të arrihet marrëveshja politike me Serbinë. Me këtë pajtim të dy partive do të mund të caktohej edhe data e zgjedhjeve të parakohshme diku në pranverë të vitit 2019, kur edhe BE-ja i ka zgjedhjet. Zgjedhjet janë të domosdoshme në të dy rastet, edhe nëse arrihet marrëveshja me Serbinë, edhe nëse ajo dështon dhe Kosova bëhet sfidë edhe më e madhe për BE-në”, ka thënë Maliqi.

Maliqi në këtë intervistë ka folur edhe për ekipin negociator të propozuar nga Qeveria, duke e vlerësuar hap shumë të vonshëm të ekzekutivit.

Sipas tij, ky ekip negociator e shpëton presidentin dhe eviton rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveç zyrtarëve qeveritarë, edhe njohësit e çështjevetë sigurisë kanë bërë…