Përgjegjësja për Diasporë e PDK-së në Gjakovë: Bashkatdhetarë ia keni kthyer shkëlqimin Kosovës
21 dhjetor 2020
| 20:38
Adelina Shehu-Kola, ish-drejtoreshë e Shëndetësisë në komunën e Gjakovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, e anëtarja e kryesisë dhe përgjegjësja për Diasporë e degës së PDK-së në Gjakovë, ka falënderuar bashkatdhetarët të cilët edhe në këtë kohë të vështirë pandemike e ekonomike, kanë zgjedhur vendlindjen e tyre për t’i pritur festat e fundvitit së bashku mw familjarët e vet.
Këtë falënderim e ka bërë përmes rrjetit social ‘Facebook’.
Sipas Shehut-Kolës, bashkatdhetarët i kanë dhënë ngjyrë që shkëlqen Kosovës.
Postimi i plotë i Adelina Shehu-Kolës:
“Sot Kosovës i kishin jepë ngjyra që shkëlqyen rrugët tona me Bashkatdhetaret tanë!
Vet fjala qe ne i thërrasim jemi Bashk për Atdheun!!
Gjaku juaj është në venat tona!
Mirëseerdhët”!