Përgjimet e Kusari-Lilës, deklarohet Kurti
12 korrik 2023
| 13:51
Kryeministri Albin Kurti ka folur për publikimin e përgjimeve të publikuara nga Gazeta Nacionale ndaj shefes së Grupit Parlamentar të LV-së Mimoza Kusari-Lila, me Slavko Simiqin nga Lista Serbe.
Kurti nga Podujeva tha se në materialin e publikuar në medie dëgjohet vetëm disa sekonda Kuasri-Lila dhe më shumë ka interpretime partizane në mënyrë që njerëzit të mos mund ta dëgjojë gjithë bisedën.
“Së pari aty shefja e Grupit dëgjohet disa sekonda, e shumë minuta ka internime partizane në mënyrë që njerëzit të mos mendojnë për atë që po dëgjojnë, është një incizim i gjymtuar dhe duhet që organet e drejtësisë të merren me të”, ka thënë Kurti.