Përgjysmohet sipërfaqja e tokës së mbjellë me grurë

31 gusht 2019 | 13:22

Në Kosovë sipërfaqet e përgjithshme të tokës bujqësore të kultivuara me drithëra, konkretisht me kulturën e grurit, nga viti në vit po zvogëlohen, duke ulur kështu edhe sasinë e prodhuar të këtij produkti në vend.

Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në vitin 2012, më shumë se 102 mijë hektarë sipërfaqe kanë qenë të mbjella me grurë, në vitin 2017, kjo sipërfaqe ka rënë në 80 mijë hektarë.

Ndërkaq, vitin e kaluar, 74 mijë hektarë sipërfaqe kanë qenë të kultivuara me kulturë të grurit. Kurse, gjatë këtij viti janë mbjellë vetëm 50 mijë hektarë sipërfaqe me grurë.

Në një llogaritje të thjeshtë i bie që për tetë vjet (2012-2019 ), në Kosovë sipërfaqja e tokës e mbjellë me grurë, është përgjysmuar apo është 52 mijë hektarë më pak.

Ekspertë të bujqësisë dhe përfaqësues të bujqve në Kosovë, vazhdimisht kanë tërhequr vërejtjen se tkurrja e tokës bujqësore, po ndodh për shkak të ndryshimit të destinimit, duke e përdorur tokën bujqësore për veprimtarinë e ndërtimit.

Kjo, sipas tyre, në të ardhmen do të sjellë pasoja dhe mungesë të sigurimit të produkteve elementare bujqësore.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link:

https://www.evropaelire.org/a/toka-e-mbjelle-me-grure/30138320.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar sot kryetarët dhe…