Përhapet fruthi në Filipine
Autoritetet në Filipine kanë shpallur “shpërthimin” e virusit të fruthit në disa zona në këtë shtet, duke përfshirë kryeqytetin Manila.
Deri më 26 janar, është raportuar për 1 813 raste të fruthit dhe 26 vdekje, ka raportuar Departamenti Shëndetësor Epidemiogjik.
Sipas kësaj zyre, kjo shifër përbën rritje për 74 për qind nga viti 2018.
Fruthi mund të jetë shumë i rrezikshëm për fëmijët e vegjël dhe foshnjat.
Aktualisht ekziston një shqetësim se 2.4 milionë fëmijë janë të pavaksionuar.
Prindërit u kanë rezistuar thirrjeve për t’i dërguar fëmijët nëpër qendra shëndetësore, pas komplikimeve të lidhura me vaksinën, Dengvaxia.
Fruthi është sëmundje që shpërndahet shumë lehtë përmes kollitjeve dhe teshtimave.
Sekretari Shëndetësor, Francisco Duque u ka thënë medieve lokale se komplikimet shëndetësore të lidhura me fruthin mund të jenë vdekjeprurëse, andaj u ka bërë thirrje prindërve që të imunizojnë fëmijët e tyre.
“Prindërit nuk duhet të presin për komplikime sepse mund të bëhet shumë vonë”, ka thënë ai.
“Ne jemi duke shpallur shpërthim të sëmundjes sepse rastet janë shtuar në javët e fundit andaj duhet kushtuar më shumë vëmendje”, ka thënë Duque përmes një deklarate.