Përhapja e COVID-19 përmes ajrit

09 prill 2020 | 09:24

Fizika simetrike është rruga e vetme për parandalimin e shpërndarjes së Coronavirusit – COVID -19 (4)

Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan

Nga të dhënat e mëparshme përfundojmë se faktorët kryesorë që ndikojnë në shpërndarjen e viruseve, duke e përfshirë tani edhe COVID-19, janë fusha antimagnetike e tokës, fusha antimagnetike e diellit dhe qarkullimi i ajrit.
Por nëse kthehemi prapë te raporti i OBSH-së, nga i cili del qartë se përhapja e gripave arrin efektin maksimal në janar (pra, kur toka është më afër diellit), dhe efekti i zbritjes së gripave ndodhë në mes të vitit përkatësisht në korrik (në kohën kur toka ndodhet në distancën më të largët nga dielli). Tani ne përmes argumenteve shkencore do t’i sqarojmë në mënyrë të detajuar si ndikojnë fushat antimagnetike të tokës dhe diellit mbi përhapjen e viruseve në janar kur toka është në distancën më të afërt me diellin, si dhe si ndikojnë fushat antimagnetike të tokës dhe diellit në përhapjen e viruseve kur toka është më së largëti me diellin.

Përhapja e COVID-19 në kohën kur toka është në distancën më të afërt me diellin

Rreth tokës rrotullohet hëna nga distanca ma e afërt 356 410 km në distancën më të lartë 405 500 km, që i bie se ka një ndryshim prej 49 090 km. Kur hëna ndodhet në pikën më të afërt me tokën, ndikon në rritjen e fushës antimagnetike të tokës në drejtim të hënës, e cila përpos që ndikon në rritjen maksimale të nivelit të ujërave në dete dhe oqeane, kjo ndikon edhe në humorin e njerëzve varësisht sasisë së hekurit në gjak, ashtu sikur është sqaruar në botimet në “Epoka e re” në vitin 2019.
Kjo jep të kuptohet se intensiteti i fushës antimagnetike të tokës varion në mes dy vlerave minimale dhe maksimale të cilat ndërrohen në mënyrë periodike, dhe kjo vlerë ndryshon në çdo qastë në secilën pikë të tokës varësisht pozicionit të hënës.
Nga ana e tjetër, trajektorja nëpër të cilën toka rrotullohet rreth diellit ka formën e elipsës. Pika më e afërt, kur toka ndodhet afër diellit, quhet perihel, kurse toka në këtë pikë ka kaluar më 05/01/2020 dhe ndodhet në distancën prej 147 milionë kilometra. Kurse pika ma e largët e tokës nga dielli quhet ahel, ndërsa toka në këtë pikë kalon me 04/07/2020, dhe ndodhet në distancën prej 152 milionë kilometra.
Nëse distancën më të vogël, kur toka ndodhet afër diellit, e krahasojmë me distancën më të largët të diellit, konstatohet se ndryshimi është për 5 milionë kilometra, që në formën matematikore i bie se ndryshimi në mes dy distancave të tokës me diellin është sa 13 herë distanca tokë-hënë.
Krahasimi me distancën më të largët të tokës nga dielli më 04/07/2020, jep të kuptohet se më 05/01/2020 kur toka ndodhet më afër diellit, kjo distancë ishte zvogëluar sa 13 herë distanca tokë-hënë, që i bie se kemi një rritje ekstreme të fushës antimagnetike maksimale të diellit në sipërfaqen e tokës më 05/01/2020.
Në këtë mënyrë argumentohet se fusha antimagnetike e diellit ka vlerë shumë më të lartë se fusha antimagnetike e tokës më 05/01/2020, e ndodhë e kundërta më 04/07/2020 me ç’rast fusha antimagnetike e tokës ka vlerë më të lartë se sa fusha antimagnetike e diellit ashtu sikur shihet në figurën 7.

Harta e fizikës simetrike mbi përhapjen e gripave dhe viruseve përgjatë një viti, ngjyra e verdhë tregon kohën e përhapjes së tyre, kurse ngjyra e kaltër tregon zbritjen e nivelit të përhapjes së tyre

Ky ndryshim periodik i raportit në mes fushës antimagnetike të diellit dhe fushës antimagnetike të tokës vazhdon përgjatë gjithë vitit. Në këtë mënyrë nga data 05 /01/2020 në drejtim të 04/07/2020, fusha antimagnetike e tokës vjen duke u rritur gradualisht, përderisa fusha antimagnetike e diellit vjen duke u ulur gradualisht, në këtë mënyrë më 3 prill barazohen vlerat e
tyre, me ç’rast intensiteti i fushës antimagnetike të tokës ka vlerën e barabartë me intensitetin e fushës magnetike të dielli, F AT=F AD, kurse pas datës 03/04/2020 intensiteti i fushës antimagnetike të diellit ulet çdo here e më shumë në raport me intensitetin e fushës antimagnetike të tokës, duke e arritur vlerën minimale të intensitetit të fushës antimagnetike të diellit më 04/07/2020, po në këtë kohë kur intensiteti i fushës antimagnetike të tokës arrin vlerën maksimale.
Nga ana e tjetër, nga data 04/07/2020 në drejtim të 04/01/2021 fusha antimagnetike e tokës vjen duke u zvogëluar gradualisht, përderisa fusha antimagnetike e diellit vjen duke u rritur gradualisht, në këtë mënyrë më 04/10/2020 barazohen vlerat e tyre, me ç’rast intensiteti i fushës antimagnetike të tokës ka vlerën e barabartë me intensitetin e fushës magnetike të dielli, F AT =F AD, kurse pas datës 04/10/2020 intensiteti i fushës antimagnetike të tokës ulet çdo here e më shumë në raport me intensitetin e fushës antimagnetike të diellit, duke e arritur vlerën minimale të intensitetit të fushës antimagnetike të tokës më 04/01 /2021, po në këtë kohë kur intensiteti i fushës antimagnetike të diellit arrin vlerën maksimale.
Në këtë mënyrë vërtetohet se sa më i vogël që është intensiteti i fushës antimagnetike të tokës, në raport me fushën antimagnetike të diellit shëndeti ynë rrezikohet më shumë, kjo sepse fusha antimagnetike e tokës është mbrojtësi kryesorë jo vetëm nga goditjet e ndryshme të trupave të tjerë qiellorë por edhe mbrojtësi kryesor i shëndetit tonë.
Prandaj kjo fizika simetrike, bazat e të cilës i kam vendosur unë personalisht, e vërteton saktë se përhapja e gripave dhe viruseve ndodhë më së shumti duke filluar nga data 04 tetor në drejtim të janarit, me ç’rast efektin maksimal të përhapjes e arrin më 04 janar (kurse në këtë vit 2020 më 05 janar). Pas kësaj date, domethënë nga 4 janari, por pa ndryshime të mëdha vijnë duke e humbur efektin deri më 3 prill, por niveli i zbritjes së përhapjes së gripave apo viruseve rritet pas kësaj date në drejtim të 4 korrikut, në të cilën kohë distanca në mes tokës dhe diellit arrin në vlerën
maksimale.
Prandaj fizika simetrike e sqaron saktë përhapjen e gripave dhe viruseve duke përfshirë tani edhe COVID -19. Madje shumë saktë këto argumente të fizikës simetrike vërtetohen edhe nga OBSH, me të dhënat për rritjen e përhapjes.
Gripet sezonale, apo viruse të ndryshme përhapen në kohën kur toka është më afër diellit, duke arritur nivelin më të larte rreth 4 janarit, kurse këto gripe e humbin efektin kur toka është në distancën më së largu nga dielli më 4 korrik.

(Vijon nesër)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të mbylljeve të kufijve nga qeveritë, qindra mijëra…