Përherë aktuale, Shqipërisë dhe Kosovës: Injorantët dhe armiqtë duan të na përçajnë
Prof. Dr. Lisen Bashkurti
“Përçaj e sundo”, një taktikë e vjetër e lindur në Romë, e zhvilluar në Bizant, e lartësuar te osmanët, e sofistikuar në kohen tonë. Prandaj deri këtu nuk ka asgjë të re…
E reja qëndron në faktet e këtyre ditëve. Dëgjojmë e lexojmë..
“kombi kosovar e kombi shqiptar”…dëgjojmë teza mediokre… “nuk ndërhyjmë në punët e brendshme te secilit”…lexojmë “futbollistë kosovarë e shqiptarë”….dëgjojmë tezen sofistike…” kolonizimi kulturor shqiptar e Kosovës”…vështrojmë në Facebook…”tosket janë hileqare me gegët”….e më së fundi lexojmë me dhimbje “Kosovë me jep turp, me jep emrin kosovar”. Çfarë bataku në llum!!
Boll deri këtu boll. Strategjia është e qartë. INJORANTË dhe ARMIQ janë bërë së bashku për të përçarë dhe pastaj për të sunduar me lehtë kombin shqiptare. Prej mijëra vjetësh kanë dështuar. Por kjo nuk përjashton sukses në erën e mileniumit.
Kërkohet të përballemi me këtë taktikë të vjetër në erën e re. Asnjë ç’kujdesje nuk lypet të kemi. Jemi një gjeografi e integruar. Jemi një histori e pandarë. Jemi një identitet pa koloni mes nesh. Jemi një e ardhme e përbashkët.
Kush e kupton lum për të se është i ditur. Kush nuk e merr vesh mjerë për të se është injorant. Kush bën sikur nuk merr vesh është dukshëm armiku ynë. Kush i shërben atij që hiqet se nuk vesh është më djallëzor dhe në shërbim të armiqve…
Jemi përballë taktikes me Bizantine të “Departamentit të Barbareve” që njihet me dy fjale.. “Përçaj e sundo”…E vjetër është. Por po aktivizohet shumë fort. Dhe më së shumti kundër kombit shqiptar..
Armiqtë do ta bëjnë të veten. Me vjen keq kur armiqve i shërbejnë, me apo pa dashje edhe njerëzit tanë…Me kujtohet Noli..
“O turma pa tru, zemër krund e gerdhu, hosana baraba!”..