Perin, objektiv i Juves
14 maj 2018
| 11:44
Mattia Perin është një alternativë konkrete e Juventusit.
“Zonja e Vjetër” ka nisur kontaktet e para për portierin që aktivizohet te Genoa, i cili shikohet si zëvendësues i Szczesnyt, pas lamtumirës së Buffonit.
Sipas medieve italiane, administratori Marotta do të takohet zyrtarisht me presidentin Preziosi gjatë javës së ardhshme për sa i takon së ardhmes së portierit. Juve është gati të shpenzojë 12 milionë euro për lojtarin, por Genoa e ka bërë të qartë se nuk e shet lojtarin për më pak se 20 milionë euro.