Perini rinovon kontratën me Juventusin
24 tetor 2024
| 16:01
Mattia Perin ishte një prej lojtarëve më të mirë në fushë, në ndeshjen e mesjavës në Ligën e Kampionëve, kur Juventus u përballë me Stuttgartin.
Njoftimi për rinovimin erdhi një ditë pas ndeshjes ndaj gjermanëve, në të cilën portieri i Juventusit u zgjodh “Lojtari më i mirë i ndeshjes” i ndeshjes falë penalltisë së pritur dhe ndërhyrjeve të tjera të mëdha. “Tani është zyrtare: Mattia Perin do të vazhdojë aventurën me Juventusin deri më 30 qershor 2027”, thuhet në deklaratën e klubit të Juventusit. Kontrata e tij aktuale ishte caktuar të skadonte në qershor 2025.